Katër përforcime të reja për FC Shkupi

Skuadra e FC Shkupi së fundi ka arritur të sjellë katër futbollist në radhët e veta, pasi që nga fillimi i përgatitjeve dimërore, klubi kishte liruar një numër të konsiderueshëm të futbollistëve, por pa prezantuar asnjë përforcim. Sot në praninë e kryetarit Ejup Ademi dhe nënkryetarit Suat Alija u zyrtarizuan marrëveshjet me trajnerin Ardian Nuhiu, pastaj futbollistët Sedat Berisha, Bunjamin Shabanin dhe Fatih Ismailin, si dhe portierin Burhan Mustafa. Skuadra e Shkupit po vazhdon të përgatitet në terrenin e mbyllur në Çair, ndërsa nga e diela është paralajmëruar që të udhëtojnë për në Ohër. Të mërkurën më 25 janar, Shkupi do të luajë miqësoren e parë kundër Renovës në Tetovë.