Katër shqiptarë arrestohen në Gjermani

Blaulicht, Polizei, Feuerwehr, Rettungsdienst, Rettung, Raser, Verbrechen, Verbrecher, Gauner, Dieb, Diebe, Unfall, FFW, Flucht, Gefängnis, gefangen, Feuer, Brand, Mörder, Polizist, Polizistin, Haft. Fotos: Göbel, Sippel, Grebe

Një grup shqiptarësh që merreshin me grabitje janë arrestuar nga policia gjermane.

Të paktën, 4 persona janë dërguar në qelitë e paraburgimit për vjedhjet e shumta në të kryera muajt e fundit në Heilbronn.

Mediat gjermane shkruajnë se banda u zhvendos gjatë muajit shtator, ndërsa të gjithë hajdutët shqiptarë nga Kosova u arrestuan të shtunën e shkuar pas vjedhjes së një shtëpie në Bad Rappenau-Babstadt.

Të dyshuarit janë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç, ndërsa ndaj tyre janë regjistruar të paktën 6 vjedhje dhe disa vjedhje të tjera në tentativë. Të arrestuarit dolën përpara gjykatës të dielën, ndërsa ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.

Hetimet po vazhdojnë ende ndaj grupit për të zbuluar vjedhjet e tjera. Se sa kohë të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim, hetuesit nuk ishin në gjendje për ta thënë të mërkurën. Tre prej të arrestuarve nuk kanë pasur vendbanim të caktuar.