Katër tërmete brenda ditës në Shqipëri, ja epiqendrat

 

Shqipëria sot është lëkundur nga 4 tërmete në të gjithë vendin. Që orët e para të mëngjesit deri në mesditë në Shqipëri janë ndjerë katër lëkundje tërmeti, ndërsa më e forta raportohet të ketë qënë 3,6 ballë.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet e para të Tërmetit janë ndjerë në juglindje të Shqipërisë, në Prrenjas, me magnitudë 2,6 ballë, që është ndjerë edhe në qytete si Pogradeci e Korça. Ndërsa një orë më vonë një tjetër tërmet me 2,5 ballë është ndjerë në Shkodër.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit është regjistruar një tjetër tërmet me epiqendër në fshatin Ibë të Tiranës, 2,7 ballë