Katy Perry promovon Era Istrefin, “Bon Bon” hiti i 2016

Katy Perry promovon Era Istrefin, “Bon Bon” hiti i 2016
Artistja e njohur amerikane, Katy Perry ka vlerësuar këngën e Istrefit, të titulluar “Bon Bon”. Ajo ka shpërndarë në profilin e saj në Twitter këngën e Era Istrefit, të titulluar “Bon Bon”, duke dhënë vlerësim të lartë për këngëtaren nga Kosova, e cila së fundmi ka depertuar edhe në skenën ndërkombëtare të muzikës. Krijuesja e hitit “Fireworks”, ka përdorur një frazë nga fjalori urban i gjuhës angleze për ta komentuar këngën e Erës. Ajo ka thënë se kënga e shqiptares nga Kosova është e thellë dhe që mund të kuptohet vetëm nga njerëzit që janë admirues të vërtetë të muzikës dhe e njohin atë. Kënga e Era Istrefit, paraprakisht ishte publikuar nga një llogari tjetër e fansave të Katy Perryt, të cilit e kishin “nominuar” këngën e Erës si një nga më të mirat e vitit. Perry e shpërndau këtë postim në profilin e saj në Twitter – me 94 milionë ndjekës – dhe komentoi mbi video: “Shumë e thellë, pajtohem (se është hit i vitit 2016)”. Era Istrefi ka nënshkruar para disa muajsh kontratë me shtëpinë diskografike “Sony” dhe është duke përgatitur album të ri, të cilin pritet ta publikojë vitin e ardhshëm.