Kazakistani ndalon hixhabin në shkolla

Qeveria kazake thotë se zyrtarisht ka ndaluar bartjen e hixhabit dhe të çdo veshjeje që “propagandon fenë” nëpër shkolla.

Zëvendësministrja e Edukimit, Elmira Sukhanberdieva ka thënë se ky vendim është marrë pas konsultimeve me ministritë e tjera, transmeton REL.

Autoritetet kazake kanë rritur shqetësimin e tyre lidhur me ekstremizmin fetar.

Në qershor, një grup prej 25 personash, të dyshuar si militantë islamikë, kanë kryer një seri të sulmeve në qyteti veriperëndimor të Aqtobes.

Pesë civilë dhe tre anëtarë të forcave të sigurisë kazake janë vrarë.

Kazakistani është shtet sekular. Ai u pavarësua pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991.