Kënga që ju qetëson dhe redukton stresin deri në 65 % (VIDEO)

Përjetimet e stresit mund të ndryshme te çdo njeri. Disa mund të kenë stres pas një dite të gjatë e të lodhshme, të tjerë stresin e kanë të përditshëm.

Por shkencëtarët bien në një mendim të përbashkët dhe besojnë se muzika mund të jetë një mënyrë e përsosur për ta luftuar ankthin dhe stresin. Dr. David Lewis-Hodgson nga ‘Mindlab International’ ka bërë një studim në grup për të parë se cila është kënga që redukton stresin në një moment kur pjesëmarrësit u vunë në situata të vështira.

Dr. Lewis-Hodgson provoi te çdo individ rritje të ritmeve të zemrës, ndryshim të normës së frymëmarrjes dhe presion të lartë të gjakut.

Rezultatet e studimit treguan se “Weightless” nga Marconi Union, një këngë e krijuar posaçërisht për Spa-të, si një provë e vërtetë relaksi, ishte qetësuesja e të gjithëve. Kënga e cila zgjat plot tetë minuta, është krijuar në bashkëpunim me terapistët dhe ka rezultuar që çon në rënie të stresit deri në 65 për qind.

Përveç “Weightless”, hulumtimi i Dr Lewis-Hodgson zbuloi edhe këngën “Someone Like You” nga Adele dhe “Strawberry Swing” nga Coldplay, të cilat po ashtu mund të reduktojnë ndjeshëm stresin.