Kënga që shkaktoi qindra vetëvrasje

Muzika mund të ketë një ndikim të thellë mbi psikologjinë dhe emocionet e njeriut, por a mund të çojë një këngë në shkaktimin e më shumë se 100 vetëvrasjeve?

“Gloomy Sunday” (E diela e trishtë), e shkruar në vitin 1932 nga pianisti dhe kompozitori hungarez Rezső Seress, u mbiquajt si “Kënga Hungareze e Vetëvrasjes”.

Ajo është fajësuar se ka patur lidhje me shumë vetëvrasje, më shumë se çdo këngë tjetër në histori.

Në tekstin original të këngës, shkruar nga poeti lirik Lazlo Javor, këngëtari i kërkon të dashurës e tij të vdekur t’i bashkohet në funeralin e tij të planifikuar. Kënga duket se aludon për vetëvrasje, pasi ai dëshiron të jetë me dashurinë e tij në jetën e përtejme dhe duket se po ndërhyn me duart e veta për të arritur atje. Kënga u publikua në gjuhën angleze në vitin 1936 me tekst të rishikuar nga Rejs M. Ljuis.