Këngëtarët shqiptar që ndërruan jetë të rinj!


Themi se njerëzit vdesin vetëm atëherë kur ne i harrojmë ata! Kështu edhe disa artistë shqiptar nuk janë më me ne, por do mbesin gjithmonë të paharrueshëm.

Pavarësisht kësaj ikja e tyre e parakohshme dhe ne një moshe të re tronditi opinionin e gjerë, botën e muzikës, e sidomos familjarët dhe miqtë.

Magazina.al, shkruan për disa prej ndarjeve më të bujshme nga jeta të personazheve publike shqiptare.

Anita Bitri
Anita Bitri, këngëtarja e njohur ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare, në tetor të 2004-ës, në një tragjedi familjare që i mori jetën edhe nënës e vajzës së saj 7-vjeçare. Si pasojë e një helmimi vdekjeprurës ajo u gjend pa jetë nga zjarrfikësit në New York, në shtëpinë e saj.

Elsina Hidërsha- Emmy
Këngëtarja Emmy, e këngës “Rastësisht u pamë” vdiq në moshë shumë të re. Kombi shqiptar u shokua nga vdekja e e datës 28 shkurt 2011.

Ajo ndërroi jetë pasi ishte plagosur rëndë nga biznesmeni nga Kosova, Aziz Kelmendi pranë një club-i në Tiranë. Sipas Policisë 21-vjeçare u tërhoq për disa metra nga automjeti i drejtuar nga Kelmendi, ku ishte varur nga jashtë në xhamin gjysmë të hapur.

Floran Kondi-Dr. Flori

Tashmë janë bërë dy vite që nga koha kur artisti i njohur Dr Flori iku nga jeta. Ai vdiq në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 2014, shkruan Magazina.al.

Vdekja e tij nga asfiksia për shkak të një mbidoze kokaine, ishte një ndër ndarjet më të bujshme. Flori la pas bashkëshorten Blerinën dhe 2 fëmijët, Kaltrinën dhe Danielit.

Ergi Dini
Ndërsa mbrëmë u shua nga jeta edhe një artist i njohur shqiptar. Ergi Dini i cili kishte fituar çmimin e parë në “XFactor 3”, iku nga kjo jetë në moshën 22 vjeçare,

Vdekja e tij e hershme dhe e pa pritur tronditi kolegët dhe miqtë, por edhe fansat e këngëtarit.

Rrjetet sociale janë mbushur me statuse që shprehin dhimbje për vdekjen e këngëtarit, i cili humbi jetën dje në një aksident me motor në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, së bashku me shokun e tij Kejdi Halilin 21 vjeç.