KËNGËTARI SHQIPTAR ALBERT STANAJ NË NJË LISTË ME BEYONCEN

Publikimi i albumit të tij më të ri, “From a Distance – EP” e ka ngjitur Stanajn në vendet më të larta të klasifikimeve të iTunes.

Albert Stanaj, i njohur nga të gjithë si Stanaj, ka filluar të korrë mjaft sukses, edhe pse është në hapat e tij të parë.

Publikimi i albumit të tij më të ri, “From a Distance – EP” e ka ngjitur Stanajn në vendet më të larta të klasifikimeve të iTunes, duke u pozicionuar në vendin e 6-të krahasuar me të gjitha albumet e tjera, shkruan Kultplus.

Ajo që bie në sy është se këngëtari është shume afër me albumin “Lemonade” të Beyonce, duke lënë pas “Anti” të Rihanna-s, “Joanne” të Lady Gagas e shumë artistë të njohur, si The Weeknd dhe Bruno Mars.

“Kur zgjohesh duke parë këtë”, shkruan Albert në InstaStory.