Këngëtari shqiptar i kërkon gruas publikisht edhe 4-5 fëmijë (Foto)

Ka disa muaj që janë martuar, ndërsa më shumë se një vit që kanë sjellur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Por duket se këngëtari Mark Marku, nuk do të ndalet vetëm me një fëmijë, pasi ai i ka kërkuar bashkëshortes së tij,Nora Muqajt, edhe 4-5 fëmijë, shkruan “Magazina.al”

Në urimin që i ka bërë Marku bashkëshortes së tij, e ka falënderuar për shumë gjëra, por në fund i ka kërkuar edhe 4-5 fëmijë, bile duke zgjedhur edhe gjininë e që ka kërkuar të jenë djema.