Këngëtarja kosovare del kundër Trump-it (Foto)

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ndonëse ka qenë mjaft e zënë me koncerte dhe ftesa në evente të rëndësishme pas hitit me Sean Paul “No lie”, ka vendosur që gjithsesi të gjejë kohë për t’ju bashkuar protestës “Women’s March” në SHBA, kundër reformave të ndërmarra nga presidenti Trump deri më tani.
Protesta ku ka marrë pjesë Dua Lipa është organizuar kundër vendimit për të ndërtuar një mur me Meksikën ndaj dhe këngëtarja shqiptare ka shkruar: “Duam ura jo mure!” duke lënë të nënkuptojë se ajo dhe të tjerë mbështetës tuan të komunikojnë me sa më shumë vende dhe jo të izolohen.