Këngëtarja sapo theu Instagramin me foton: “Jam shtatzënë, pres binjakë”

Ka vetëm pak minuta që ajo ka postuar në rrjetin social Instagram foton e cila për 20 minuta mori mbi 1.1 milion pëlqime. Fotoja ka shkaktuar trubullirë në portalet dhe në rrjete sociale. Por pas spekulimeve të shumta, më në fund Beyonce konfirmon lajmin e madh: Ajo është në pritje të ëmbël dhe jo të një, por të dy fëmijëve binjakë.

Gjithëcka është arritur përmes një postimi super të ëmbël në Instagram, ku Beyonce shfaq barkun e rrumbullaksour, e veshur me të brendshme dhe një vello të gjatë.

“Do të donim të ndanim me ju dashurinë dhe lumturinë tonë. Jemi bekuar për të dytën herë. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës që familja jonë do të shtohet me du anëtarë të rinj dhe ju falenderojmë për urimet tuaja. Familja Carter”-shkroi diva e muzikës, duke çmendur fansat e saj dhe rrjetin social në tërësi.

Kjo shtatzëni e dytë vjen në një moment kritik për Beyonce dhe Jay-Z, pasi me publikimin e albumit të saj “Lemonade”ajo rrëfeu atë që mendohet të ketë qenë një tradhti nga producenti i famshëm.