Keni ciklin mestrual? Merrni pushim

Në Zambia, një shtet në jug të Afrikës Kodi i Punës u lejon grave të marrin një ditë pushimi në muaj gjatë ciklit të tyre menstrual. Ajo quhet Dita e nënës (Mother day) dhe gratë mund ta marrin atë ditë pushimi kur të duan pa qenë nevoja për një raport mjekësor, mjaftojnë të marrin në telefon e të thonë: Dua të marr “Ditën e Nënës” pushim.

Por ky ligj ka hapur debat në këtë shtet për pro dhe kundra tij Shumë gra e mbështesin këtë ligj pasi sidomos në ditën e parë të ciklit gjëndja e tyre shëndetësore nuk është fare e mirë. Ka të tjera të cilat thonë se cikli menstrual është proces normal tek femrat siç është shtatzania apo lindja dhe nuk ka pse të bëhet pushim, pasi kjo mund të ndikonte keq dhe në mbarëvajtjen e punës. Imagjinoni një sipërmarrës që ka punësuar shumë gra dhe në një ditë më shumë se 10 prej tyre të kërkojnë të marrin Ditën e Nënës në një ditë?!

Ligji mbështetet dhe nga Kongresi i Sindikatave i Zambias i cili kërkon që ky ligj të forcohet që të mos lihen vende për abuzime “Ne kemi edukuar gratë që Dita e Nënës është pushim për të qëndruar në shtëpi për të pushuar dhe jo për të dalë për të bërë shoping apo për të bërë punë të tjera. Përndryshe përjashtohesh” thotë Catherine Chinunda përfaqësuese e këtij kongresi citon BBC.

Pyetja lind po për burrat a duhet të ketë një ditë pushimi e vecantë në muaj? Në Zambia ka shumë ditë pushimi zyrtare, përfshi dhe një ditë pushimi për lutjen kombëtare.

_93208463_mutintafamily