Keni ngelur shtatzënë.Ja shenjat e para

  1. KENI NDRYSHIME NË FRYMËMARRJE
    Nëse vini re se keni vështirësi në frymëmarrje, ndryshe nga e zakonshmja, mund të jetë një shenjë se ju po merrni frymë për dy veta njëkohësisht, mos harroni se edhe embrionet kanë nevojë për oksigjen!
  2. NDIHENI MË TË LODHUR SE ZAKONISHT
    Krejt papritur jeni duke u ndier më të lodhur? Kjo sepse nivelet e larta të hormonit progesteron mund të rrisë ose ulë presionin e gjakut në trup, çka është indikator direkt i lodhjes.
  3. KENI HUMBUR NJË MUAJ DATËN E PERIODAVE
    Nëse nuk ju kanë ardhur periodat, kjo është një shenjë se ju jeni shtatzënë. Megjithatë kjo nuk është gjithnjë e vërtetë pasi mund të ndodhë edhe nga stresi dhe gjendje të tjera.
  4. NDIHENI TË SËMURË NË MËNGJES
    Nëse ngriheni në mëngjes dhe keni siklet, ndoshta edhe mund të keni të vjella apo thjesht nuk ndiheni të gatshëm për të nisur ditën, kjo do të thotë se mund të jeni shtatzënë. Megjithatë kjo simptomë shfaqet në javën e 8-të ose të 10-të të shtatzënisë.
    5.PAPRITUR KENI NEPS PËR DISA LLOJE USHQIMESH
    Mund ta keni dëgjuar se femrat që janë në pritje të ëmbël kanë dëshira të çuditshme për sa i përket ushqimit apo, siç rëndom quhet, neps. Kjo ndodh sepse ndryshimet e vazhdueshme të niveleve të hormoneve ju nxisin të ndjeni kënaqësi në konsumimin e ushqimeve të ndryshme.
  5. GJOKSI JUAJ ËSHTË FORCUAR
    Nëse keni një zmadhim dhe forcim të gjoksit kjo ndodh sepse niveli i hormoneve në trup rritet me shpejtësi. Nëse thithka juaj merr një ngjyrë më të errët, kjo është gjithashtu një simptomë. Megjithatë kjo mund të jetë edhe një shenjë përpara datës së periodave.
  6. KENI NDRYSHIME TË SHPESHTA HUMORI
    Nëse vini re se jeni të lumtura dhe papritur shpërtheni në lot, kjo është një tjetër shenjë që mund të jeni shtatzënë.