I keqpërdoret Facebooku një gruaje në Çellopek

25 vjeçari B.Q nga fshati Çellopek të martën ka denoncuar keqpërdorim të të dhënave personale të bashkëshortes së tij.
Person i panjohur sipas denoncimit, në rrjetet sociale më tre shtator, ka hapur profil të rrejshëm në emër të bashkëshortes së tij dhe një profil me emër tjetër.
Duke shfrytëzuar të dy profilet, ai ka komunikuar me të afërmit e saj, veçanërisht me motrën e saj, ka publikuar edhe fotografi të saj me përmbajtje tjera. Policia ka marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.