Kërcënohet me armë, grabitet Kima Kardashian

Kim Kardashian është grabitur në apartamentin e saj në Paris mëngjesin e së hënës teksa është kërcënuar me armë.

Zëdhënësja e 35 vjeçares, Ina Treciokas tha për Daily Mail: “Kim u mbajt e kërcënuar me armë brenda dhomës së saj të hotelit në Paris këtë mbrëmje nga dy burrë të maskuar të veshur si policë. Ajo është tronditur shumë por nuk është dëmtuar fizikisht”.

Bizhuteri me vlerën e miliona dollarëve mendohen të jenë vjedhur gjatë qëndrimit të saj në Ritz Hotel sipas Good Morning Britain.

Dy fëmijët e saj nuk u përfshinë në ngjarje. Ndërkohë bashkëshorti i saj, Kanye West, i cili u informua gjatë një koncerti në Festivalin Meadows, u largua menjëherë nga shfaqja duke thënë: “Më vjen keq. Kam një emergjencë familjarë. Më duhet ta ndaloj shfaqjen”.

Detaje të tjera ende mbeten të paqarta në lidhje me incidentin e yllit të reality show.

390AB82F00000578-3818985-image-a-142_1475467856563