Kërcënon ministri serb: Shqiptarët s’mund të shkelin as një milimetër të Serbisë

 

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, ka kërcënuash shqiptarët duke i thënë që të mos shkelin as një milimetër në territorin e Serbisë.

Reagimi i tij ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, duke shtuar se asnjë shqiptar nuk dp të mund të marrë nga territori i Serbisë.

“Nuk mjafton të thuhet se deklaratat e tilla janë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë dhe kjo retorikë shërben për fitim të votave, por kjo duhet ta shqetësojë secilin që është i interesuar për stabilitetin e regjionit”, ka thënë Stefanoviç në një intervistë për “Blicin” serb