Kërçovarët nga Alaska vijnë për të votuar

Euforia zgjedhore për të mos lëshuar Kërçovën dhe për të fituar edhe një mandat, Fatmir Dehari ka bërë që të mobilizohet kërçovarët që janë në diasporë, shumica prej tyre në SHBA, informon INA.

Kjo eufori dhe përkrahje ka kapluar edhe kërçovarët që jetojnë në Alaska të SHBA-ve, të cilët kanë paralajmëruar se do të vijnë për t’ia dhënë votën Deharit.

Ja porosia e njërit prej tyre:

Pershendetje mergimetar Kercovar kudo qe jeni,komuniteti i Kercovareve ne Alaska mbajti nji takim ne lidhje me zgjedhjet lokale 2017,per perkrahjen ez.kryetar Fatmir Deharit per rizgjedhjen e tij si kryetar komune edhe 4 vitet e ardheshme,u morr vendimI qe edhe nga Alaska do te ja mesym drejt USKANES per votim,u apelojm te gjithe mergimtareve kudo qe jane te shkojne per votim,Alaska edhe pese nji vend shum i larget edhe pese shpenzimet jane shum shum shum me te medha se ato te Evropes neve do te shkojm te votojm per USKANEN E JONE TE DASHUR,USKANA QYTETI JONE I BUKUR kur ste lejm te vetmuarEJONA JE E JONA KE QENE E JONA DO TE JESH,PRITNA SE PO VIME NGA ALASKA,UROJM EDHE FITOREN E RADHES,SHIFEMI NE KERCOVE.”, shkruan aktivisti Besim Shabani.

Sipas tij, Alaska duhet të jet një motiv i madh për kërçovarët e Evropës që mos e lenë në asnjë mënyrë ardhjen për të votuar më 15 tetor , dhe së bashku të fitojmë Uskanën edhe për 4 vitet e ardhëshme.