Kërkimi në Google: Nuk do e besoni çfarë duan shqiptarët

Çfarë kërkohet në Google më së shumti?

Shqiptarët kërkojnë edukim…

Në kulturën popullore, vende të caktuara lidhen stereotipikisht me produkte të caktuara – birrë në Gjermani, qilima në Turqi, elektronikë në Japoni. Por ato gjëra, nuk janë ato që njerëzit kërkojnë vërtet.

Faqja e vlerësimit të kostos Fixr.com krijoi një hartë të botës me objektin më të kërkuar nëgooglepërsecilin vend, duke përdorur formulën e vetë-plotësimit të “Sa kushton*?”

Sipas hartës, shqiptarët kërkojnë për institucione edukimi dhe shkollimi. Ndërsa të tjera gjetje interesante, ishin në shtete si Rusia kërkojnë “si të fluturosh një mig”, apo Korea e Jugut: “sa kushton një operacion hunde”, në Australi “sa kushton një fertilizim in vitro”.

Në Afrikë, shumica e njerëzve kërkojnë produkte për nevojat jetike… kafshë, ushqime, karburant.Brazilianët duan të dinë se sa kushton një … prostitutë. Thuajse në të gjitha vendet e Afrikës, njerëzit shqetësohen për nevojat jetësore, duke përjashtuar Mauritaninë dhe Sierra Leonen.

Në Sierra Leone, produktet më të kërkuara janë diamantet, ndërsa në Mauritani, skllevërit.

Në studimin e një viti më parë, pyetja më e kërkuar që bënin shqiptarët ishte “sa kushton një operacion hunde”.

Rezultatet e Autocompletimit të Google ndryshojnë në bazë të historisë së kërkuesit, kohës së kërkimit dhe vendit të kërkimit –por këto të dhëna arrijnë që të tregojnë disi, për mënyrën se si perceptohen vendet./Monitor