Kërkohen afate shtesë për Teatrin shqiptarë në Shkup (VIDEO)

Premtohen afate shtesë për teatrin shqiptarë në Shkup. Edhe pse punët e këtij tetari u deshtë të përfundojnë në shtatorë të vitit të kaluar renovimi i të njëjtës është duke u shtyrë në një afat të pacaktuar për vitin 2017 . Sipas zëdhënëses së teatrit Shqiptar në Shkup për përfundimin e teatrit do të duhen edhe 5 milion euro deri në mbarimin këtij projekti , ndërsa pamjet flasin se deri ku janë punët në përfundimin e këtij teatri.

“Do të përfundoj brenda vitit të ardhshëm nuk mund të saktësoj në këto moment se kur do të jetë muaj apo data se kur do të përmbyllën punimet. Nëse pagesat rrjedhin siç duhet në mënyrë të dhe brenda vitit 2017 në do të kemi premier në këtë teatër. Edhe sa mjete duhen të bëjë një atematikë të shpejtë rreth 5 milion euro”, deklaroi zëdhënësja e teatrit Shqiptar, Anita Latifi.

Premtime dhe afate të reja për përfundimin e tetarit kanë dhënë edhe më herët dhe zëdhënia e teatrit Anita Latifi , sekretari shtetëror në Ministrinë e kulturës Behuxhedin Shehapi si dhe drejtori i tetarit Adem Karaga.

“Siç është planifikuar në fund të tetorit do të duhet të kryhen punimet nëse pagesat kryhen ashtu siç duhet”, deklaroi Latifi më 28 qershor.

“Shpresojmë se ka fundi i vitit por ndoshta edhe në periudhën verore do të rrumbullakohet ky projekt shumë i rëndësishëm për shqiptarët”, deklaroi Behuxhedin Shehapi, Sekretar në Ministrinë e Kulturës, më 3 shkurt.

“Për momentin po rishikojnë dinamikën e planin dhe dinamikën dhe afatin kohorë se deri kur do të përfundojnë të gjitha punimet”, tha më 3 shkurt drejtori i tetarit në Shkup, Adem Karaga.

Në promovimin e projektit për tetarin shqiptar u konsiderua si një sukses nga BDI ku edhe kryeministri i vendit në atë kohë mori pjesë duke përshëndetur në shqip. Deklarata që gjatë ditës së sotme është duke u konsideruar si një tallje me këtë projekt .

“Ju qoftë me fat rikonstruimi i Teatrit Shqiptar, ku shpresoj sa më shpejt të shihemi në hapjen solemne të njëjtit. Ju faleminderit”, pati deklaruar ish kryeministri, Nikolla Gruevski, më 11 janar të vitit 2014./alsat-m