Kërkohet dorëheqja e Haradinajt!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, që të jap dorëheqje nga ky post nëse vërtetohet se ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo, ka keqtrajtuar disa qytetarë në vitin 1999 në Prishtinë.Kjo kërkesë e deputetit Sveçla vjen menjëherë pas deklarimit të kryeministrit Haradinaj në interpelancë me deputetë se për ministrin serb nuk ka dëshmi që vërtetojnë përfshirjen e tij në dhunë ndaj qytetarëve të vendit.“Nëse del që Rikallo ka keqtrajtuar këta banorë të lagjës “Dardania” në Prishtinë, Kryeministri Haradinaj duhet të jap dorëheqje më qe është duke e mbrojtur atë”, ka thënë Sveçla. Pak ditë pas formimit të qeverisë së re në krye me Haradinajt, një grup qytetarësh të lagjës “Dardania” në Prishtinë ka shfaqur dyshime se ministri Rikallo i kishte rrahur ata gjatë kohës së luftës. Interpelanca për ministrin Rikallo është thirrur me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së.