Këshilli opozitar pushon aktivitetin

Këshilli Opozitar përmes një njoftimi ka informuar se mbyll aktivitetin e vet, pas një misioni, siç thonë ata, që shkonte përtej bashkimit të elitave partiake dhe synonte t’i bashkojë të gjitha forcat që do ta luftojnë dyshen BDI-PDSH. Në komunikatë thuhet se Këshilli Opozitar këtë mision e realizoi në mënyrën më të mirë, për çka dëshmoi edhe protesta madhështore e 9 majit në Shkup.

“Meqë ne nuk e kuptojmë bashkimin e forcave si bashkëveprim mes elitave partiake që kanë synim vetëm ardhjen në poste shtetërore, do të vazhdojmë me idealin që ta bashkojmë popullin, e jo politikanët, por tani këtë do ta bëjmë me forma të tjera” thuhet më tej në komunikatë.

Alsat-M