Kështu do të duket muri mes SHBA’së e Meksikës, nëse Trump bëhet president (Foto)

Trump ka promovuar idenë e ndërtimit të një muri mes kufirit meksikan dhe atij amerikan për të penguar hyrjen e migrantëve meksikanë në SHBA.

Por, si do të dukej ky muri i propozuar nga Trumpi në realitet?

Arkitektët meksikanë nga “Estudio 3.14”, një firmë dizajni me bazë në Guadalajara, ka imagjinuar se muri do të kishte ngjyrë rozë që do të shtrihej në një distancë prej 3144 kilometrash, i quajtur “Muri-Burg”.

Ata thonë se terreni malor do ta bënte të vështirë ndërtimin e këtij muri, por edhe nëse do të bëhej, do të prishte raportet me Meksikën, raporton “BusinessInsider”.

Siç kanë thënë edhe shumë tjerë, ndërtimi i këtij muri do të kushtonte jashtëzakonisht shumë, ndërsa presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka thënë se vendi i tij kurrë nuk do të paguante për të, transmeton Koha.net.

Gazetarja e CNBC-së, Kate Drew, ka shkruar se ndërtimi do t’i kushtonte qeverisë amerikane 15 deri në 25 miliardë dollarë. Mirëmbajtja dhe angazhimi i 21,000 agjentëve si patrullues të kufirit do të kushtonte rreth 2.1 miliardë dollarë në vit, sipas CNBC-së.

“Estudio 3.14” ka paraqitur në skicë se si do të dukej ky mur: