Kështu do të jetë moti në ditët në vijim

Sot mbi vendin tonë do të ketë masa ajrore të cilat vijnë nga veriperëndimi i vendit duke bërë që zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat ekstremale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik  do të mbajë mot i ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira , kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 6m/s