Keshtu do te jete moti sot

Moti gjatë natës ishte me vranësira me reshje të përkohshme dhe lokale të borës, kryesisht me intensitet të dobët, veçanërisht të pjesët perëndimore dhe jugore. Në mëngjes pothuajse kudo reshjet kanë ndaluar, ndërsa shtresa e borës prej këtyre reshjeve është rritur në mënyrë të pakonsiderueshme. Fryu erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në mëngjes përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi verior. Gjatë ditës do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit me kushte për borë të përkohshme, veçanërisht në pjesët juglindore. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë veriore mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore si dhe në male erë e përforcuar veriore. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej -2 deri në 3 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë veriore mesatare përkohësisht e përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një gradë Celsius. Ditëve në vijim do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa të premten dhe të shtunën kryesisht me diell dhe i qetë. Temperaturat e mëngjesit do të bien dhe në më shumë vende do të ulen nën -10 gradë Celsius, ndërsa të ditës gjatë ditës në rritje të vogël.