Kështu dukej Nora, Mihrija, Gili e Leonora në vitin 2000 (Foto)

 

Ata kanë ndryshuar shumë në pamje që prej vitit 2000.
Vitet e fundit është bërë trend që këngëtaret e edhe këngëtarë, të ndërhyjnë në fytyrën dhe trupin e tyre.

Sipas tyre, nëse je personazh publik duhet pajteter të jesh ‘perfekt’ dhe të ndyshosh nëse është e mundur ‘të metat’ tua. Edhe pse ky trend është inspirim nga vendet tjera, ka këngëtare dhe këngëtarë që nuk janë shumë ‘të pashëm’ ose ‘fit’ por kanë një sukses të paparë, shkruan lajmi.net.

Në Kosovë dhe Shqipëri, në periudhën e pasluftës prezantimet skenike të këngëtareve tona ishin shumë të thjeshta dhe pa modifikime, si në make-up ashtu edhe në flokë.

Trendet dhe njerëzit profesionistë në fushën e grimit, flokëve, klipeve, etj kanë ndikuar shumë në pamjen dhe paraqitjen e tyre publike.

Sot të gjitha këngëtaret, qoftë edhe për një intervistë të shkurtë duhet të shpenzojnë shumë para në veshje, grim, flokë vetëm për pak minuta në televizion.

Madje disa prej tyre e shfrytëzojnë atë grim edhe për më shumë se një ditë të vetme, shkruan lajmi.net.

Ndryshimet me anë të operacioneve plastike e kanë bërë të veten, por edhe mënyra e të grimuarit po ndryshon tiparet origjinale të tyre, e nëse flasim për flokët, atë kohë kanë pasur stil më veçantë se tani.

Më poshtë mund të shihni disa prezantime të artisteve shqiptare në disa ngjarje,klipe apo xhirime festive në kohën e pasluftës në Kosovë.