Keshtu festuan lojtaret e “Shkendijes” pas fitores

“Kuqezinjtë” rishkruajnë historinë në Europë, pasi dhe një herë tjetër, për të dytin vit resht arrijnë të prekin fazën e play offit në UEFA Europa League.

Shkëndija për të dytin vit me rradhë kualifikohet në play off të UEFA Europa League. Fatin e Daçias së Moldavisë dhe HJK Helsinkit e pati edhe FK Trakai nga Lituania, të cilët munden në Strumicë më shifrat 3:0, që asgjësojnë humbjen 2:1 në takimin e parë në Vilnius. Ibraimi në minutën e 29-të dhe Hasani në të 42-ën e 88-ën i dhanë skuadrës triumfin e rradhës europian, ndërsa me asist në golin e tretë shfaqet i riu Shefiti. Të premten në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për fazën e play offit, kur edhe “kuqezinjtë” do të mësojnë stacionin e rradhës në udhëtimin e sivjetshëm europian.

“Kuqezinjtë” rishkruajnë historinë në Europë, pasi dhe një herë tjetër, për të dytin vit resht arrijnë të prekin fazën e play offit në UEFA Europa League. Me negativë 2:1 nga ndeshja e parë dhe të vetëdijshëm se janë ekip më kualitativ se Trakai i Lituanisë, futbollistët e Shkëndijës nisën furishëm që nga minuta e parë në kërkim të golit të epërsisë. Kanosjen e parë e sjell Abdurahimi në minutën e 10-të, mirëpo shpëton me pasiguri Plukas. Pak më vonë provoi Ibraimi, por sërisht arrin të shpëtojë portieri mysafir edhe pse shfaq shenja pasigurie. Në minutën e 21 kapiteni Hasani lëshon një bombë të vërtetë që ndalet në kornizën e portës së Trakait, pikërisht në vendin ku bashkohen shtylla dhe traversa. Rezistenca e miqve do të kapitullonte në minutën e 28-të kur Besart Ibraimi lëshon një të djathtë të fortë që ndalet në rrjetën kundërshtare, për epërsi 1:0 të Shkëndijës. Me këtë rezultat “kuqezinjtë” ishin në play off, por djemtë e trajnerit Osmani vazhduan me tempo të njejtë për të mos rrezikuar asgjë. “Kuqezinjtë” vazhduan të dominojnë dhe në minutën e 35-të Bejtullai provon goditjen e tij, por mohojnë golin e dytë portieri dhe traversa e Trakait. Fati nuk mund të ishte përgjithmonë me lituanezët, pasi në minutën e 41 me mjeshtri shfaqet kapiteni Ferhan Hasani, që ekzekuton në mënyrë të përkryer një goditje dënimi, duke çuar shifrat në 2:0. Në pjesën e dytë Shkëndija vazhdoi dominimin dhe si pasojë nuk mungonin rastet para portës kundërshtare. Moment i dyshimtë ndodhi në minutën e 71-t kur Ibraimi ndalet në zonë me faul në situatë ballë për ballë me portierin kundërshtar, mirëpo arbitri për çudi tregoi loja të vazhdojë edhe pse pritej penalti për Shkëndijën dhe karton të kuq për futbollistin e Trakait. Mirëpo miqtë nuk do t’i shpëtonin të kuqit në mintutën e 72-të kur Ibraimi ishte në kundërsulm dhe ndalet me faul nga Klimavicius që ndëshkohet për herë të dytë me karton të verdhë. Shkëndija tani e kishte më të lehtë të menaxhojë lojën dhe rezultatin, ndërsa deri në fund arriti të shënojë edhe golin e tretë. Ishte minuta e 88-të kur Ibraimi dhe Shefiti kombinojnë në të majtë, ndërsa asistin e të riut e pret Hasani që realizon për 3:0. Ky ishte sinjal për fillimin e festës së madhe në tribuna me “Ballistët” dhe pjesën tjetër të publikut që bashkë si lojtarët meritojnë notë maksimale për performansën e treguar në një vapë të madhe që mbizotëroi sot në Strumicë. Të premten në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për fazën e play offit, kur edhe “kuqezinjtë” do të mësojnë stacionin e rradhës në udhëtimin e sivjetshëm europian.

SHKËNDIJA-TRAKAI 3:0 agg. 4-2
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë
Shikues: 3 000
Arbitër: Clayton Pisani (Maltë)
Arbitra anësorë: Alan Camilleri dhe Edvard Spiteri (Irlandë)
Delegat: Ronit Glasman (Izrael)
Golashënues: Ibraimi 29’, Hasani 42’ dhe 88’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: / (Shkëndija), ndërsa Vorobjovas, Klimavicius 2 dhe Jeriomenko (Trakai)
Kartona të kuq: Klimavicius (Trakai)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Ibraimi, Bojku, Hasani, Totre, Çelikoviç, Radeski (Fazllagiç 90’), Todorovski, Abdurahimi (Shefiti 82’).
Trajner: Qatip Osmani
TRAKAI: Plukas, Vorobjovas, Maksimov, Dorley, Janusevskis, Shilenas (Cyzas 81’), Vakili, Shyshka (Mamaev 88’), Klimavicius, Borovskij, Bychenok (Jeriomenko 46’).
Trajner: Oleg Vasilenko