Kështu paralajmëron Enca albumin e parë (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia pas publikimit të disa hiteve të saj, disa single e disa në bashkëpunim me artistë të tjerë, është duke punuar rreth albumit të saj.

Madje, ajo ka finalizuar punën në albumin e parë, për të cilin ka punuar shumë dhe pritet të sjell gjëra interesante.

Në Snapchat, Enca ka bërë të ditur se albumi i parë do të del në treg brenda javës dhe në bazë të disa “emoji” që ka vënë duket se ajo është shumë e entuziazmuar për këtë gjë.

Kënga e fundit e saj është “Love on my body”  e publikuar tre muaj më parë, e cila u prit shumë mirë nga publiku.