Keskovski: Shqiptarët Maqedoninë duhet ta ndjejnë si shtet të vetin

Keskovski: Shqiptarët Maqedoninë duhet ta ndjejnë si shtet të vetin

Analisti maqedonas Zllatko Keskovski, mbrëmë në një debat deklaroi se është problem i madh që platforma e partive shqiptare është krijuar në Shqipëri nën udhëheqjen e Edi Ramas. Sipas tij, kjo platformë nuk mund realisht t’i pasqyrojë nevojat e shqiptarëve të Maqedonisë.

“A e ndjenë Maqedoninë si shtet të vetin, garnitura politike shqiptare? A është Maqedonia atdheu i tyre? A e konsiderojnë flamurin si të tyre dhe a krenohen me atë? A ngrihen në këmbë për himnin e Maqedonisë për të treguar bashkëjetesë?”, deklaroi Keskovski.

Ai shtoi se 25 vite po merremi me të njëjtat çështje, në vend të se të ndërtojmë institucione të forta dhe të shkojmë përpara si shtet.