Këta janë emrat e kandidatëve të PDK-së për ministra

Burime të KosovaPress-it brenda kryesisë së PDK-së kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve të kësaj partie për ministra. Sipas vendimit të marrë nga kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj do të jetë zëvendëskryeministër, Agron Mustafa ministër i Financave, Besim Beqaj ministër i Shëndetësisë, Uran Ismajli ministër i Inovacionit, Abelard Tahiri ministër i Integrimeve dhe Diasporës, Dhurata Hoxha ministre e Drejtësisë dhe Rexhep Hoti ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Grupi Parlamentar i PDK-së do të mblidhet nesër në ora 14:00, ku do të bëjë publik emrat e kandidatëve për ministra të kabinetit të ardhshëm qeveritar, i cili pritet të udhëhiqet nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj./KosovaPress/