Këta janë numrat e kandidatëve për deputetë nga PDK-AAK-NISMA (Dokument)

Indeksonline ka siguruar listën e ndarjes së numrave nga koalicioni PDK-AAK-NISMA për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.

Sipas këtij dokumenti, listës i prin Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa e përmbyll Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Femra e parë në listë është nga PDK-ja ndërsa e dyta i takon AAK-së.

55 kandidatë për deputetë do t’i takojnë Partisë Demokratike ndërsa Aleanca për Ardhmërinë do t’i ketë 40 kandidatë dhe NISMA për Kosovën do të përfaqësohet në listë me 15 kandidatë.

Në bazë të këtij dokumenti shihet se numrat tek i takojnë kandidatëve nga PDK, ndërsa numrat qift kandidatëve nga AAK e Nisma.

Zyrtarizmi i listës pritet të behët sonte rreth orës 00:00 kur kalon edhe afati për korrigjimin e listave.

I nominuar për kryeministër nga ky koalicion është kreu i AAK-së, Ramush Haradinajt. Posti i kryetarit të Kuvendit, pritet t’i takojë PDK-së, ndërsa lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj pritet të marrë postin e zv/kryeministrit. /Indeksonline/L.B