Këtë dëm ua shkaktoni sinuseve tuaj nëse pini duhan

 

Pirja e duhanit është e dëmshme për organizimin tonë, por pavarësisht kësaj njerëzit vazhdojnë të pinë cigare duke thënë se e kanë të vështirë të heqin dorë nga një gjë e tillë.

Por, për të gjithë ata që planifikojnë të braktisin pirjen e duhanit, një hulumtim i ri ofron një arsye se pse duhet bërë këtë.

Sipas këtij hulumtimi është dëshmuar se duhanpirësit me ndezje kronike të sinuseve, pas lënies së cigares, kanë treguar përmirësim të situatës. Por, ana e keqe e gjithë kësaj është se ata duhet të lënë për dhjetë vjet duhanin për të përmirësuar gjendjen e sinuseve.

Shkencëtarët nga Qendra për sinuse në Masaçusets kanë kontrolluar 103 ish-duhanpirës, të cilët vuanin nga ndezja kronike e sinuseve (CRS). CRS dhe sëmundje të ngjashme fillojnë me ndezjen e sinueseve. Njerëzit që vuajnë nga kjo lloj sëmundjeje shpesh ankohen se kanë vështirësi me frymëmarrje dhe gjumë, dhe po ashtu kanë dhimbje në sy dhe fytyrë.

Hulumtimi i mëparshëm ka treguar se pirja e duhanit pengon sinuset. Pirja e duhanit po ashtu irriton hundën, gjë e cila sjell te ndezja. Mund të ndodhë që të prishet edhe balanca e mikroorganizmave në hundë. Thënën shkurtimisht, nëse vuani nga CRS, pirja e duhanit dyfishon problemet, transmeton KosovaPress.

Nisur nga kjo nuk është befasuese që hulumtuesit zbuluan se duhanpirësit me ndezje kronike të sinuseve tregojnë simptoma më të këqija se sa miqtë e tyre jo duhanpirës me të njëjtin problem.

Por, hulumtuesit po ashtu kanë gjetur se çdo vit më vonë, pas lënies së duhanit, ka treguar rezultate gjithnjë e më të mira dhe gjithnjë e më pak nevoja për barna. Ata vlerësuan se pas dhjetë vjetësh, ish-duhanpirësit përfundimisht kanë zgjidhur pasojat, të cilat atyre ua ka lënë pirja e duhanit në sinuse.

“Nëse pacienti më thotë të pi duhan, kam fakt direkt t’i them se pirja e duhanit përkeqëson gjendjen”, thotë Ahmad R. Sedaghat, kirurg i sinuseve dhe njëri nga autorët e studimit.

“Nga ana tjetër, kemi arsye të jemi optimist, pasi kemi gjetur faktin dhe mund t’iu themi pacientëve se nëse ndalojnë së piri duhan, gjërat do të jenë më mirë, në fakt pas dhjetë vjetësh”, ka shtuar ai.

Me fjalë tjera, asnjëherë nuk është vonë që të lini duhanin.