Kete nuk ben ta hani ne mengjes

Kur je me nxitim në mëngjes, por nuk do të dalësh pa ngrënë asgjë, një banane duket si opsioni më mirë. Është e shëndetshme, me vlera të shumta ushqyese, siguron energjinë e duhur për të nisur ditën.
 

Por, për dietologët, kjo nuk është aspak një zgjedhje e mirë. Përkundrazi, më e keqja për në mëngjes.

Bananet kanë në përbërjen e tyre mesatarisht 25% sheqer, që japin energji në momentet e para, por të lënë në një gjendje gjumi dhe lodhjeje vetëm pak më vonë. Po ashtu, krijojnë probleme me sistemin tretës. Nëse doni t’i konsumoni patjetër në mëngjes, atëherë është mirë të shoqërohen me një vakt tjetër të shëndetshëm.