Këto janë çmimet nëse doni të bleni banesë në Shkup

Agjencia për Kadastër dhe patundshmëri e Maqedonisë ka publikuar listën e çmimeve për blerje dhe qiramarrje të banesave dhe ambientëve tjera të banimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj liste, çmimet më të lira për të blerë banesë janë në Çair ku çmimet fillojnë nga 500 euro/metër katrorë.

Çmimet më të shtrenjta në Shkup për banesa janë në lagjet: ”Karposh”, ”Kozle”, ”Debar Mahalla” ku çmimi për një metër katrorë shkon deri në 1500 euro/metër katrorë.