Këto janë dhjetë këngët më të mira të Turqisë në Eurovizion (VIDEO)

Turqia e ka fituar Eurovizionin në vitin 2003, me këngëtaren Sertab Erener, ndërsa një vit më pas në Turqi edhe Shqipëria do të debutonte në këtë festival.

Faqja zyrtare e Eurovizionit në Youtube ka nisur të postojë këngët më të mirë të shteteve pjesëmarrëse.

Vazhdimisht po formulohet një listë prej dhjetë këngëve më të mira të shteteve, në bazë të radhitjes së tyre nëpër edicione të ndryshme.

Eurovizioni mbrëmë ka publikuar listën e dhjetë këngëve më të mira që ky shtet ka dërguar në Eurovizion. Turqia ka marrë pjesë 34 herë në Eurovizion. Në këtë listë, kënga më e mirë ndër vite mbetet po ajo që edhe e ka fituar Festivalin Eurovizion, “Everyway that I can”.

Mund ti shihni këtu dhjetë këngët më të mira turke në Eurovizion, derisa presim toplistën shqiptare. / KultPlus.com