Këto janë hartat sekrete tee demarkacionit me Kosovës dhe Malit te zi


Mali i Zi zbulon sekretin, këto janë hartat e demarkacionit me Kosovën

I gjithë kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi është përshkruar në gjashtë hartat topografike, në përputhje me dokumentacionin kadastral dhe në përputhje me koordinatat e pikave kufitare.

Gjashtë harta janë publikuar fillimisht nga Qeveria e Malit të Zi dhe pastaj janë shpërndarë nga mediat malazeze duke zbuluar kështu sekretin mes pikës kufitare të dy vendeve.

Marrëveshja e nënshkruar nga dy vendet ka mbetur pezull që nga nënshkrimi në Vjenë më 26 gusht 2015, ndërsa Qeveria e Malit të Zi zbuloi sekretin shënuar me raportin mbi zhvillimin e negociatave për përgatitjet për përfundimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Në hartën e parë, paraqitet vija kufitare që fillon me kufijtë me shtetin e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e cila ka shënuar shtyllën e kufirit (Piramida nr. B-28/4), e vendosur në vendin e quajtur “Tromeça” për të lëvizur malet Bogiçevica.

Në hartë gjithashtu paraqiten me distancë me metra e gjatësi kufitare dhe tregohen kufijtë e pikat horizontale dhe vertikale, transmetojnë mediat malazeze, përcjellë “Bota sot”.

Kufijtë paraqiten edhe në pjesët e tjera të hartave, domethënë paraqitet me kilometra e metra gjatësi të gjitha kufijtë.

Ndërsa në hartën e gjashtë dhe të fundit të publikuar, paraqitet vija kufitare Çakor- Pejë. Tregohet me metra se kur fillon pika kufitare dhe kur mbaron.

Në hartë paraqitet gjithashtu vija kufitare në drejtim dhe me numër si dhe kryqëzimi i tre kufijve të Malit të Zi, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Marrëveshja me Malin e Zi apo ndryshe demarkacioni i kufirit ka sjellë shumë kundër reagime si nga qytetarët ashtu edhe nga disa zyrtarë të pozitës e opozitës në Kosovë, duke u shprehur se përmes kësaj marrëveshjeje Kosova i fal tokë Malit të Zi.
demarkacioni 1
demarkacioni 2