Këto janë kandidaturat e forta për deputetë të Unitetit

 

Gëzim Ostreni, Zulfi Adili, Muhamed Ismaili dhe emra nga kryesia e ngushtë e Unitetit janë pikat e forta të kësaj partie për zgjedhjet e 11 dhjetorit, informon INA. Këto emra do të jenë kandidaturat e forta që do të radhiten në kreun e listave për deputetë në njësitë kyçe zgjedhore, bashkë me kandidatët e LR-PDSH dhe RDK. Nga Uniteti kanë theksuar se po shqyrtojnë kandidaturat për deputetë dhe se opsionet dhe propozimet janë të hapura për çdo anëtar të partisë së tyre. (INA)