Këto janë ministrat e BDI, gati zyrtarizimi

 

BDI ka zgjedhur emrat për ministra në qeverinë e re të udhëhequr nga Zoran Zaev. Burime partiake theksojnë për INA se zëvendëskryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve do të jetë Sadulla Duraku. Në postin e zv/kryeministres për eurointegrime do të jetë Teuta Arifi ose kuadër tjetër, ndërsa ministër i ekonomisë do të jetë Izet Mexhiti.

Në listen për ministra përmenden edhe Artan Grubi dhe Bujar Osmani, por në këtë drejtim asgjë nuk është zyrtare. Shiret Elezi pritet të vazhdoj me detyrën e ministres së Pushtetit Lokal, pasi që është kuadër që ka mbështetjen e degës së Gostivarit.  Në postin për eurointegrime në lojë është edhe kuadër tjetër nga dega e BDI-së së Tetovës.(INA)