Këto janë ministrat e Zaevit

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, lideri socialdemokrat Zoran Zaev po ekipon kabinetin e tij të ardhshëm qeveritar. Ai fillimisht ka përcaktuar një pjesë të emrave për ministra, por duke marrë besimin e kryesisë partiake. Siç mëson INA, për shumë kandidatë për ministra, Zaev më në fund vendos vetë, duke vlerësuar angazhimin dhe punën e tyre.

Ndër emrat që përmenden përfshirë edhe burime partiake që folën për TV24, kandidatë për ministra janë: Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Renata Deskoska, Mila Carovska, Lupço Nikollovski, por edhe Nikolla Dimitrov. Në kuadër të Qeverisë do të jetë edhe Adnan Qahil nga partia turke, dhe Samka Ibraimovski nga partia e komunitetit rom. Post ministror do të rezervohet edhe për Partinë Liberal – Demokrate.