Këto janë personat e vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në afërsi të Zajazit

Mbrëmë në magjistralen Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një tragjedi komunikacioni ku kanë mbetur të vdekur tre persona dhe njëri është lënduar. Aksidenti ka ndodhur si shkak se traktori nuk ka qenë i pajisur me drita dhe ka qenë i stërngarkuar me drunj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë incident, kanë mbetur të vdekur 3 persona dhe njëri është lënduar.

Të vdekur nga ky aksident kanë mbetur:
46 vjeçari Z.Z nga fshati Kolarë,
19 vjeçari A.V nga fshati Kolarë dhe 16 vjeçari për të cilin nuk jepen detaje.

Vozitësi i traktorit, 50 vjeçari Xh.J nga fshati Bukojçani në Kërçovë./Telegrafi/