Këto janë ushqimet që nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa mbushur një vjeç

Të gjitha nënat e reja e dinë se sa e vështirë është të ushyqerit e fëmiës gjatë viti të parë të jetës.

Ushqimi me qumësht gjiri njihet ndryshe edhe si ushqimi i bekuar për foshnjet, por pas 6-mujorit të parë lind nevoja për të shtuar disa ushqime në dietën e tyre. Por jo gjithmonë bëni zgjedhjen e duhur. Këto janë ushqimet që të vegjëlit tuaj nuk duhet të konsumojnë para moshës 1-vjeçare.

• Disa lloje peshqishPeshqit si, skumbri, koce dhe peshku ton kanë nivele të larta të mërkurit për t’u konsumuar nga fëmijët nën një vjeç. Nëse doni ta ushqeni fëmijën tuaj me peshk, filloni me peshkun e bardhë, si merluci, por kujdes, nuk këshillohet të konsumohet më shumë se njëherë në javë. Nëse në familje keni persona alergjik ndaj peshkut, duhet të shmangmi çdo lloj peshku për fëmijën tuaj, të paktën derisa fëmija të mbushë 2-3 vjeç.
• Manaferrat dhe agrumet
Luleshtrydhet, boronicat, mjedra dhe manaferrat përmbajnë një proteinë të cilën fëmijët e vegjël e kanë të vështirë ta tresin. Kurse agrumet si limoni dhe qitro kanë aciditet shumë të lartë dhe mund të shkaktojnë dhembje stomaku dhe puçrra në zonën e pelenës, në shpinë, madje edhe në fytyrë

• Frutat e thata

Frutat e thata duhet të shmangen gjatë vitit të parë të fëmijës për disa arsye: jo vetëm që shkaktojnë alergji, por janë edhe shkaktare të shumë mbytjeve dhe vdekjeve pasi rrugët e tyr të frymëmarrjes janë të pazhvilluara. Sipas një studimi, farat e lules së diellit, janë shkaktare të shumë mbytjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç.

• Mjalti

Pavarësisht vlerave të tij ushqyese, mjalti përmban një bakter të rrezikshëm Clostridium botulinum i cili mund të shumohet në zorrët e fëmijëve. Sistemi tretës i fëmijëve mbi 1 vjeç mund ta luftojë këtë bakter, por tek fëmijët nën një vjeç ai mund të ketë pasoja serioze. Disa nga shenjat e botulizmit teë fëmijët nën 1 vjeç janë: kapsllëku, lëvizje të ngadalta, të qara dhe vështirësi në thithjen e qumështit si nga gjiri i nënës ashtu edhe nga biberonat.

• E bardha e vezës

Fëmijët i pëlqejnë shumë vezët, por ato shkaktojnë reaksione alergjike shumë serioze tek ta. Nëse doni ta ushqeni fëmijën tuaj me vezë ndajeni të bardhën nga e verdha dhe gatuani vetëm të verdhën.