Këto janë vendet më të bukura ku mund t’i kaloni festat e fundvitit

Udhëtimi është oksigjen. Çdokush e ka në bindjen e tij se sa herë ndërmerr një rrugë të largët, vetvetiu përfshihet nga qetësia shpirtërore.

Ndjesia e të bërit kilometra rrugë, e të parit gjelbërim e gjithfarë ndërtesash e objektesh, të bën të biesh në paqe me veten, duke ndezur njëkohësisht dhe adrenalinën krijuese.

Motivimi ndodh pikërisht kur udhëtimet bëhen në raste festash, datash të shënuara apo përvjetorësh.

Ti e stakon mendjen dhe përpiqesh të fokusohesh në diçka krejt tjetër nga ajo që ke bërë më parë. Dhe shpejt mendon: Sa mirë që ndodhem këtu!

Qëllimi i një udhëtimi është për t’u ndjerë gjithashtu i çliruar nga vështirësitë, pengesat e jetës. Është rasti të jetosh dhe qeshësh me lot në një shoqëri ku vetëm me ata ta ka ënda të jesh.

Në qoftë se ende nuk e keni menduar se ku të shkoni, kjo varësisht dhe kursimeve tuaja, ju propozojmë 10 vendet më të bukura ku mund të kaloni festat e fundvitit, ose të paktën t’i shihni një herë të vetme në jetën tuaj.

Me pak kujdes dhe vëmendje, sinqerisht, do të pasuroheni shpirtërisht shumë më tepër.

1.Australia

Një mëngjes magjik mund ta vësh re vetëm në Ayers Rock. Një pamje e shkëlqyer në Sidney, plazh në Parajsën e Bardhë “White Heaven Beach” edhe pse rëra pak e ashpër, Cape Tribulation ku mund të dëgjosh mësime pianoje dhe ishulli Fraser me liqenet e tij të kaltër me ujë të freskët.

2.Tailanda veriore

Mes Chang Rai dh e Chang Mai janë peizazhet më mahnitëse të gjelbra, fshatra të harruara, njerëz miqësorë, ushqim i shkëlqyer dhe qendrat estetike, një mrekulli më vete për nga trajtimi që kushton vetëm 5 euro.

3.Londra

Ka një qiell unik, i cili të dhuron gjithmonë një mundësi. Ka një aromë nëpër rrugë që të “çmend”, një përzierje e McDonalds dhe ajrit të nxehtë të metropolit. Dhe pastaj është gjithmonë, në çdo cep, ideja se diçka do të ndodhë përsëri.

4.Maldive

Maldivet, janë një shtet arkipelag ishullor në Oqeanin Indian, në jugperëndim të Gadishullit Indian. Përbëhen prej 1200 ishujve prej të cilëve 200 janë të banuar, ndërsa 80 tjerë shfrytëzohen vetëm për turizëm.

5.Kretat Sieneze

Zonë në jug-lindje të qytetit të Sienës, Itali, e cila përfshin komunat e Asciano, Buonconvento, Monteroni d’Arbia, Rapolano Terme, San Giovanni d’Asso dhe Trequanda. Peizazhi karakterizohet nga kodrat e zhveshura, të mbjella me pemë si lisi dhe selvia, me ferma të izoluara në majë të kodrave. Ndërtesa më interesante në këtë zonë është ndoshta hoteli San Gimignano, i themeluar me iniciativën e San Bernardo Tolomei, në shekullin e trembëdhjetë.

6.Kuba

Për atmosferën, muzikën, Trinidadin, Havanën e vjetër, auto epokën, detin Cayo Largo dhe ndjenjën e pashmangshme që së shpejti nuk do të jetë më kështu.

7.Nju Jork

Mund të jetë vërtetë shumë ftohtë për Krishtlindje, ama ia vlen. Qielli blu dhe dritat e shumta të bëjnë të ndihej sikur je brenda një filmi. Përrallë e vërtetë që duhet shijuar një herë të vetme në jetë, pavarësisht kostove.

8.Skocia

Njerëzit, me theks të pakuptueshëm por me mirësi pafund. Mandej Edinburgu, por jo vetëm, sidomos vendasit, liqenet, kuleçët, kështjellat dhe ishulli Skye. Pastaj kalon urën që e lidh me atë kontinent, është një mrekulli. Një vend të i paharrueshëm.

9.Mykonos

Tani ndoshta është lënë pak pas dore, por deri në vitet ‘90 ishte një ishull i përsosur. Megjithatë, mes euforisë së çmimeve dhe perëndimeve magjepsëse, plazhet janë po aq të bukura dhe argëtuese.

10.Venecia natën

E bukur, magjike, e pakrahasueshme, e lagësht, e heshtur, e errët. Venecia është një qytet i vjetër në ujë. Ajo përbëhet nga 121 ishuj. Çdo ishull ka së paku një shesh, që formon qendrën e komunikimit, transportit dhe tregut. Ish-qendra e fuqisë, sheshi Piazza di San Marco, rrethohet nga ndërtesa publike./lajmi.net/