Këto këngë dëgjon Obama në palestërI

Në numrin e muajit nëntor të revistës “Wired”, Presidenti Barack Obama ka shpërndarë me publikun listën e këngëve që ai dëgjon gjatë kohën kur bën ushtrime fizike.

Në listë padyshim që është shfaqur dashuria e tij për muzikën hip hop dhe artistë si Drake, Beyonce, Jay Z, etj. Megjithatë ka edhe artistë të ndryshëm nga këta, si Nina Simone apo Sting.

Kjo nuk është hera e parë që Obama publikon listën e këngëve të tij të preferuara, pasi më herët gjatë vitit, në muajin gusht ai nxori listën e përvitshme të verës, në të cilën ishin artistët Chance the Rapper, Wale, Leon Bridges, Janelle Monáe, Jay Z, Pharrell, Common, etj.