Këto supermodele e risjellin n’këtë mënyrë hitin e George Michael (video)

Tetori shenoi përvjetorin e 26’të të himnit pop të George Michael, “Freedom!”, të viteve ’90.

Për videon e kangës, ish-ylli adoleshent i grupit “Wham!”, i cili u kthye n’ikonën e famshme të homoseksualëve, shmangi qendrën e vëmendjes, tue zgjedh disa nga emnat ma në za të modelingut.

Në videoklipin e tij u shfaqën supermodelet Christy Turlington, Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Naomi Campbell, tue e kthye atë në nji moment të paharrueshëm në historinë e kulturës, ku moda takon pop-in.

Ndërsa këtë Tetor, “Vogue” zgjodhi që me rikthye hitin e tij në nji version modern.

Në të u përfshinë emnat ma të njohun, Adriana Lima, Joan Smalls, Anna Ewers, Irina Shayk, Taylor Hill, të veshuna nga paraqitjet e Pranverës 2017, të cilat kercenin dhe performonin me kangën e George Michael.