Këto sytjena kushtojnë 3 milion dollarë

Modelja Jasmine Tookes është zgjedhur nga Victoria’s Secret, për të veshur të famshmen Fantazy Bra, gjatë sfilatës tradicionale të vitit 2016
25 vjeçarja kaliforniane do të veshë sytjenat e dizenjuara nga Eddie Borgo.
E veçanta e tyre ështe se kanë 9 mijë gurë të çmuar mes tyre diamante dhe smeralde, për të cilin janë dashur 700 orë pune dhe që ka një vlerë prej 3 milion dollarësh.
Tookes e ndau lajmin me fansat e saj në Instagram.