Këtu do të jetojnë familja Obama (FOTO)

Ndërtuesit janë duke punuar shumë që shtëpia e ardhshme e presidentit në largim, Barack Obama të jete gati brenda 14 ditëve kur edhe familja Obama do të zhvendosen nga Shtëpia e Bardhë.

Punëtorët janë parë duke ndërtuar një mur përreth shtëpisë së Obamas në Washington si pjesë e renovimeve që janë duke u bërë për këtë shtëpi.

Kjo shtëpi në një nga lagjet më elegante të Washington DC, Kalorama, vlen 5.3 milion dollarë.

Sipas disa dokumenteve thuhet që shtëpia po pajiset me sistem elektrik të përditësuar dhe natyrisht sistem të sigurisë së lartë.