Kim i drejtohet gjykatës

Kardashian do të ngrejë padi ndaj mediave që raportuan se grabitja e Parisit ishte një ngjarje e trilluar.

Kim Kardashian sapo i ka shpallur luftë të gjithë atyre që kanë hedhur hije dyshimi për grabitjen që i ndodhi në Paris javë më parë.

Më e famshmja e motrave Kardashian do të ngrejë padi ndaj mediave që raportuan se grabitja e Parisit ishte një ngjarje e trilluar.

“New York Daily News” ishte një nga ato gazeta që e cilësuan ngjarjen e Parisit si “një histori e kopsitur bukur për televizion dhe e denjë për ‘Keeping up with the Kardashians’ që rikthehet në transmetim më 23 tetor!”.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen. Deri tani besohet se janë gjetur kampionë ADN-je, çka i jep të drejtë Kimit për të ngritur padi.