Kim Kardashian apo Ilda Bejleri: Kujt i shkon më shumë ky stil? (FOTO)

Kim Kardashian është një ndër personazhet më seksi të Amerikës, ndërsa për Ilda Bejlerin mund të themi se është më seksin në vendin tonë.

Kim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj “të lagur” në natën e ndarjes së çmimeve MTV, më 29 gusht. Kjo pamje mesa duket i ka pëlqyer edhe prezantueses së SupersSport.

Ajo është shfaqur në reklamën e fundit të kompanisë, pothuajse me të njëjtin stil si ai i Kardashian, por vetëm më një ndryshim. Fustani i Ildës ndryshe nga ai i Kim, është ngjyrë e kuqe.

Gjithashtu mund të themi se flokët e lagura të saj kanë “dështuar”, dhe nuk ngjasojnë farë me ato të amerikanes edhe pse ideja ka qenë ajo.