Kim Kardashian trukohet edhe në pjesët intime të trupit

E fiksuar pas trukut, gjë që dihet prej kohësh. Por që Kim Kardashian të kujdesej edhe për pjesët intime është diçka e re. Këtë e zbulon grimieri i saj personal, Mario Dedivanoviç, i cili ka publikuar fotot që tregojnë seancën “intime” të trukimit. Dhe Mario shkruan: “Është një punë e vështirë…”.

Në një nga fotot e publikuara nga Dedivanoviç, shihet mbretëresha e “reality” e ulur përpara me duart e zgjatura në një karrige, ndërsa artisti “make up” i sistemon trukun edhe në fundshpinë.

Në një tjetër foto, Kim është e ulur me këmbë të hapura dhe Mario “punon” duke i futur duart mes kofshëve. Pastaj ai shkruan: “Ja çfarë ndodh në të vërtetë  në momentet që paraprijnë një ngjarje të madhe me sfilatë mbi tapetin e kuq. Kur një vajzë ka nevojë të trukohet në të gjithë trupin, duhet të shkoj të punoj”.