Kina po përfundon super kompjuterin që kryen një miliardë llogaritje në sekondë

Kina po punon për kompletimin e një prototipi të një kompjuteri gjigant këtë vit, teksa përpiqet të fitojë garën botërore të krijimit të makinerisë që kryen një miliardë, miliardë llogaritje në sekondë. Nëse ia arrin Kina do të rezervojë vendin e saj si lider në fushën e super-kompjuterave.
Gjigandët aziatikë kanë prodhuar më parë kompjuterin më të shpejtë në botë, Sunway TaihuLight, në qershor të vitit të kaluar, i cili ishte dy herë më i shpejtë se pararendësi.
Ata kanë përdorur vetëm mikroçipe të prodhuar në Kinë, duke u bërë vendi i parë që triumfon pa përdorur teknologji amerikane.
Megjithse prototipi pritet të përfundojë këtë vit, versioni i plotë i makinerisë do të kërkojë disa vjet, siç tha një prje inxhinierëve për agjencinë shtetërore Xinhu.
“Një sistem i plotë i kësaj mase mund të pritet vetëm rreth vitit 2020, dhe do të jetë 200 herë më i fuqishëm sesa kompjuteri më i shpejtë i shpallur në 2010”, tha Zhang.
Në qershor të vitit të kaluar Kina rezultoi se kishte më shumë superkompjutera sesa SHBA, duke triumfuar me 167 krahasuar me 165, sipas faqes së internetit Top500.org.
Nga 10 super-kompjuterat më të fuqishëm, dy gjenden në Kinë dhe pesë në SHBA, deri nëntorin e kaluar. Të tjerët ishin në Japoni dhe Zvicër.